Sot me datë 02.09.2016 në objektin e Albaqeramikës erdhën Merita Hoxha nga Podujeva dhe i biri i saj Omari për të pranuar dhuratën e fituar nga loja shpërblyese Rio 2016, lojë kjo e organizuar nga Albaqeramika. Merita gjatë kësaj vizite na tregoi për emocionin që përjetoi gjatë paraqitjes së kampiones tonë Majlinda Kelmendit në lojërat olimpike, por gjithashtu ndau me ne momentin befasues dhe lumturues kur kuptoi se ishte fituese e lojës shpërblyese.
Me një kalkulim te sinqertë dhe të kujdesshëm të like dhe share që kishte pasur foto e Meritës , ajo doli fituese. Jemi shumë të lumtur për ndarjen e këtij shpërblimi, e veçanërisht për buzëqeshjen në fytyrën e Omarit kur pranoj dhuratën.
Albaqeramika si mbështetëse e kampiones së botës Majlinda Kelmendi ka organizuar lojën shpërblyese Rio 2016 dhe ka dhuruar iPhone 6S.
Albaqeramika është mbështetëse e përhershme e Majlindës së Artë.