360deg

Alba Qeramika në bashkëpunim me brende me renome botërore, sjell në treg materiale përcjellëse për punë me pllaka dhe hidrosanitari.

Ngjitës, fuga, instalime të ujësjellësit dhe kanalizimit.

ISOMAT

Themeluar në vitin 1980, Isomat SA është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të kimikateve dhe betoneve të parapërziera në rajonin e Evropës.

Isomat SA ofron më shumë se 250 produkte të aplikuara në sferën e ndërtimtarisë, të cilat janë të ndara në 6 grupe:

–  Materiale izoluese
–  Betone & aditive për beton
–  Ngjitës për pllaka dhe fuga
–  Materiale riparuese
–  Ngjyra & llaqe
–  Dysheme të ndryshme

instalimi-1

CERESIT

Ceresit është pjesë e korporatës gjermane Henkel Quality, i cili ka një traditë të prodhimit më shumë se 100-vjeçare. Tradita dhe progresi janë të lidhura ngushtë në Ceresit, gjë që e bën këtë kompani të ketë zhvillim dhe jetë të gjatë në tregun e materialeve për ndërtim. Kjo është arsyeja pse sot Ceresit njihet ndërkombëtarisht si markë prestigjioze me produkte të kualitetit të lartë.

Tash e 100 vjet, Ceresit është partner i industrisë së ndërtimit dhe punës profesionale. Kjo kompani produktet e veta i rendit në disa grupe:

Produktet për pllaka
Produktet për dysheme
Produktet për termoizolime
Produktet për punë në interier
Shkumat ekspanduese
Aditive për beton

Ceresit

GEBERIT

Është brend zviceran i specializuar për prodhimin e sistemeve të ujësjellësit, kanalizimit, si dhe pajisjeve sanitare. Lider në Evropë në sferën e vet dhe shumë i përhapur në botë nëpërmjet rrjetit të tyre të shitjes. Fillet e këtij brendi datojnë që nga viti 1874, ndërsa më 1905 prodhuan fontanën e parë për wc guacë.

Albaqeramika në portofolion e vet, nga ky brend ofron material për ujësjellës (mepla), kanalizim pa zhurmë (silent PP) si dhe pjesë tjera sanitare: si fontanat në mur, konstruksionet për wc etj.

Geberit

ALCAPLAST

Alcaplast është brend çek dhe është themeluar në vitin 1998, si biznes familjar. Sot, ka 6 filiale jashtë vendit, si dhe eksporton në më shumë se 40 shtete të botës. Edhe sot, Alcaplast vazhdon të jetë kompania më e madhe për prodhimin e pjesëve sanitare në Evropën qendrore dhe Evropën lindore, duke ofruar më shume se 580 lloje të produkteve. Në filozofinë e saj Alcaplast insiston në dy elemente kyçe: kualitet dhe dizajn.

Së fundmi, kjo kompani në vitin 2014 fitoi çmimin Red Dott për butonat e tyre me dizajn.

Alca-plast

PARTNERËT TANË

REALIZIMI I INSPIRIMEVE NË SHTEPITË E JUAJA BËHET I MUNDSHËM NË BASHKEPUNIM ME PRODHUESIT MË INOVATIV NË BOTË